Lionel Messi e Antonella Rocuzzo; ylli i Barcelonës martohet në 30 qershor

Lionel Messi dhe Antonella Rocuzzo do të zyrtarizojnë lidhjen e tyre të dashurisë në 30 qershor kur do të shkojnë drejt altarit për të lidhur kurorë. Ishte revista ‘Hola!’ ajo që zbuloi datën kur çifti argjentinas që ka dy fëmijë, do të  organizojë ceremoninë martesore. Mësohet se evenimenti do të mbahet në katedralen e Rosarios, ku kanë lindur si  Leo Messi ashtu dhe Antonella. Muajt e kaluar u fol shumë për mundësinë që  çifti Messi-Rocuzzo të martohej në 24 qershor ditën e 30 vjetorit të lindjes së futbollistit, por nuk do të ndodhë kështu. Por kjo histori nuk përfundon këtu. Duke marrë parasysh faktin se jo të gjithë të njohurit do të jenë të pranishëm në ceremoninë që do të mbahet në Argjentinë, Lionel Messi dhe Antonella vendosën që të organizojnë një pritje edhe në Barcelonë, pikërisht në restorantin ‘9 Mbretëreshat’ ku pritet të jenë të pranishëm 600 të ftuar. Ndërkaq, Antonella prej kohësh ka nisur përgatitjet dhe përpara pak kohësh u pa në sfilatën ‘Bridal Week’ të mbajtur në Barcelonë për të marrë ide në lidhje me fustanin që do të veshë ditën që do të konvertohet zyrtarisht në bashkëshorten e futbollistit më të mirë në botë.

sfidanti.al