Spanja në ‘Copa America 2019’? CONMEBOL i bën ftesë ‘La Roja-s’

Spanja mund të marrë pjesë në Kupën e Amerikës të vitit 2019. Përfaqësuesja iberike është një prej skuadrave që kanë marrë ftesë nga CONMEBOL(Konfederata e Futbollit të Amerikës se Jugut), për këtë eveniment që do të mbahet në Brazil. Organizmi më i lartë i futbollit amerikanolatin vendosi që të zgjerojë numrin e pjesëmarrësve në Kupën e Amerikës edhe me 6 skuadra të tjera me Spanjën që është ndër të përzgjedhurat. Ideja është që në këtë ngjarje të rëndësishme futbollistike të ketë nga 2 përfaqësuese  të kontinetenteve të tjera; Meksika dhe SHBA për CONCACAF, Japonia dhe Kina për Azinë e Spanja e Portugalia për Evropën. Por jo vetëm kaq, organizatorët kanë marrë parasysh edhe opsione të tjera si Franca e Italia nga Kontinenti i Vjetër, ndërkohë që kanë shfaqur interesin e tyre edhe Australia dhe Koreja e Jugut.

sfidanti.al