Lindsi Von do t’i drejtohet sërish altarit, fejohet me PK Subban

Lindsi Von tha përsëri ‘Po’. Ish skiatorja amerikane bëri të ditur se do të martohet me të dashurin e saj PK Subban pas më shumë se 18 muajsh fejesë. Cifti  e bëri të ditur lajmin e gëzuar nëpërmjet një video të postuar në Instagram.

PK Subban, kampion në hokejin në akull i dhuroi Lindsi Von një unazë me smerald duke i propozuar për martesë, ndërkohë që pritet të caktohet edhe data e eventit të rëndësishëm për Lindsi Von me ish skiatoren që për momentin nuk e mendon aspak.

‘Dua t’i gëzohem momentit-tha Lindsi Von për revistën ‘Vogue’-nuk e kemi me ngut martesë, gjithcka varet nga programet e PK në aspektin sportiv duke qenë se e pret një sezon i rëndësishëm. Më pas do të ulemi e do të diskutojmë për këtë’

sfidanti.al