Ligji njësoj për të gjithë; Bekam i tërhiqet patenta 6 muaj

David Bekam nuk do të mund të drejtojë makinën në rrugë për 6 muaj. Ish kapiteni i Mancester Junajtid dhe përfaqësueses angleze është dënuar me tërheqje të patentës dhe me zbritjen e 6 pikëve prej saj pasi kishte përdorur telefonin në timon. Patentës së Bekam për më tepër iu hoqën edhe 6 pikë të tjera pasi më parë, ai është kapur teksa drejtonte makinën me një shpejtësi përtej normave të lejuara.

Vendimi u mor nga një Gjykatë në Bromley, që është në pjesën juglindore të kryeqytetit anglez, Londër. Devid Bekam, tashmë 44 vjecar kishte pranuar se po përdorte telefonin celular teksa ishte në drejtimin e makinës së tij Bentley në rrugët e Londrës, në 21 nëntor kur edhe u fotografua nga një britanik

Por jo vetëm kaq, Gjykatësja Kethrin Mur i vendosi edhe n jë gjobë prej 750 Paund si dhe e urdhëroi që të paguajë edhe një pjesë të kostove të procesit gjyqësor.

sfidanti.al