De Laurentisit i jep “assist” Ronaldo për të gjykuar Ançelotin…

Trajneri me përvojë, Karlo Ançeloti, po i afrohet fundit të sezonit të tij të parë në krye të Napolit që nuk arriti që ta zbriste nga froni “mbretëror” Juventusin. “Bardhezinjtë” fituan titullin e tetë radhazi të kampionit të Italisë dhe Napoli duhet të kënaqet me shumë pikë mbrapa, por, megjithatë, me vendin e dytë në Serinë A, si edhe me kualifikimin për në çerekfinale të Ligës së Evropës, nga ku u eliminua nga Arsenali.
“Unë jam i kënaqur me punën e Ançelotit. Mbas ardhjes së Ronaldos, Juventusi u forcua dhe e rriti numrin e pikëve, por ne vazhdojmë të jemi këtu me rezultate pozitive me klubet më të mirë të Evropës”, deklaroi presidenti i Napolit, Aurelio de Laurentis.
Sfidanti.al