Kylie Walker: E dashura më kërkoi të largohesha nga Anglia

Në një intervistë të gjatë dhënë në Angli, mbrojtësi i Manchester City, Kylie Walker bën një deklaratë “bombë” duke deklaruar se e dashura Lauryn Goodman me të cilan ka dy fëmijë, përveç 4 të tjerëve me bashkëshorten Annie, i ka kërkuar me ngulm të bashkohej me Bayern Munchen. Sipas Walker, këtë kërkesë ajo e ka bërë pasi solli në jetë fëmijën e dytë dhe sipas saj, largimi nga Anglia do ta mbante larg vëmendjes së tabloideve dhe mediave. “Ka pasur një moment në jetë kur kam menduar largimin nga Anglia por që nuk ka lidhje me arsyet sportive. Mendova se mund të ishte zgjidhja e duhur por unë duhet të mendoj për futbollin kryesisht dhe mendoj se jam më i lumtur te Manchester City se sa do të isha te Bayern Munchen. Walker e nisi historinë me Lauryn në vitin 2020 kur u nda përkohësisht nga bashkëshortja.

sfidanti.al