Kush i bashkon Neymar e Ronaldon? Beyonce, i perfshin ne videoklipin e saj

Neymar dhe Cristiano Ronaldo bashkohen në një farë mënyre me njëri-tjetrin dhe kjo falë Beyoncesë. Mbretëresha e muzikës R&B, i ka përfshirë yjet e Paris Saint Germain dhe Realit të Madridit në një videoklip muzikor. Bëhet fjalë për hitin ‘Mi gente’ të J Balvin që ka dalë në muajin gusht por që u ripërpunua falë bashkëpunimit me artistin kolumbian. Video e këngës u cilësua një sukses pasi në vetëm 48 orë arriti të marrë mbi 3 milionë klikime. ‘Do t’i dhuroj të gjitha përfitimet nga kjo këngë për të prekurit nga tragjeditë natyrore që pushtuan Porto Rikon, Meksikën dhe ishujt Karaibe-deklaroi Beyonce në profilin e saj në rrjetin social Instagram për këtë hit të ri të saj dhe J.Balvin

sfidanti.al.