Kur shijet e meshkujve vlejnë më shumë se turneu i madh i golfit!

Turneu i golfit vërtet zhvillohet në një vend konservator si Emiratet e Bashkuara Arabe, por edhe ligjet e sheriatit i paskan disa përjashtime. Hapjen e turneu në Dubai do ta bëjë një golfiste amerikane, e njohur më shumë për pamjen e saj seksi sesa për aftësinë në sport. Peixh Spiranac (Paige Spiranac) është 24-vjeçarja që është ftuar për këtë rol të rëndësishëm, dukshëm si një mënyrë për të tërhequr më shumë vëmendjen e publikut mashkullor drejt sportit të golfit.

Spiranac ka 1.2 milionë ndjekës në Instagram, diçka që nuk i përgjigjet statusit të saj si profesioniste e golfit. Askush nga femrat golfiste nuk ka aq ndjekës sa ajo, dhe vetëm disa nga meshkujt më të mirë ia kalojnë. Gjithsesi, Peixhi ka gjetur mënyrën sesi të jetojë e pasur dhe e famshme në këtë botë, kur seksi kërkohet nëpërmjet televizorit, pasi nuk është e mundshëm ta kesh edhe aq lehtë në jetën reale.

Dubai është një qytet në një shtet si EBA, ku sundojnë ligjet islamike, ku është e ndaluar të puthesh në publik, ku femrat futen në burg nëse bëjnë seks jashtë martese (edhe kur të përdhunojnë), por ku policia ka fodullëkun të patrullojë nëpër rrugë me makina Lamborgini.

Sfidanti.al