Millosh Teodosiç, një emër që duhet ta mësojnë tifozët e NBA-së!

Në SHBA nuk para kanë qejf të mbajnë mend yjet nga Europa. Jo vetëm trajnerët, që shumë rrallë mund të drejtojnë (si ndihmës), por edhe basketbollistët. Gjithsesi, që nga koha e Drazhen Petroviçit, Arvidas Sabonisit, Vlade Divacit apo Toni Kukoçit, për të vazhduar me Shrempfin, Parkerin, Novickin apo Gasolin, Europa gjithnjë e më shumë e ka “pushtuar” ligën më të fortë të botës. Përveç të rinjve të mrekullueshëm si Kristaps Porzingis apo Nikola Jokiç, NBA tani do të njohë një “plakush”.

Flitet për Millosh Teodosiçin, yllin serb 30-vjeçar që braktisi CSKA-në e Moskës dhe Euroligën, si dhe për momentin edhe kombëtaren e Serbisë, për të fituar sfidën amerikane. Teodosiç ka firmosur për Los Anxhelos Klipersat, duke zëvendësuar jo më pak se vetë të adhuruarin e tifozëve Kris Pol. Ylli 32-vjeçar është bashkuar me Xhejms Hardenin, ndërsa Hjustoni synon titullin e NBA-së, dhe Klipersat kanë vënë “bast” tek Teodosiçi. Që në ndeshjet e para miqësore, ai tregoi aftësinë e madhe për të pasur, vizionin e tij të shkëlqyer të basketbollit, që përfshin gjithë fushën e lojës. Tifozët do të donin që ai të gjuante më shumë, por gjithsesi emrin e tij duhet ta mbajnë mend mirë. Jo më kot, Teodosiç në 2016 u votua si basketbollisti më i mirë jashtë NBA-së, pikërisht nga trajnerët e NBA-së.

Sfidanti.al