Kostanca Karaçolo dhe Kristian Vieri kurorëzojnë dashurinë në martesë

Historia e tyre e dashurisë zgjat prej 2 vjetësh dhe është më solide se kurrë, për më tepër para 3 muajsh u bënë prindër të një vogëlusheje shumë të bukur, Stela. Tani Kostanca Karaçolo dhe Kristian Vieri janë gati të bëjnë hapin e madh; së shpejti do të martohen dicka që e konfirmon publikimet e shfaqura nga ‘Diva e Donna’.

Eventi do të zhvillohet në Milano, por data nuk dihet ende. Sidoqë të jetë, duket se martesa do të bëhet gjatë muajve të verës.Kostanca e Kristian Vieri njiheshin prej kohësh përpara se të dashuroheshin me njëri-tjetrin në vitin 2017. gjatë gjithë këtyre muajve ata nuk janë ndarë, madje janë më të lumtur se kurrë, sic e vërtetojnë edhe fotot e postuara prej tyre në rrjetet sociale

‘A do të ketë martesë pas lindjes së vajzës? Nuk e di, nëse do të vijë propozimi, po-kishte deklaruar ish velina në programin ‘Verissimo’ disa muaj më parë dhe mesa duket Vieri e dëgjoi intervistën e saj

sfidanti.al