Kohë pushimesh për futbollistët; Dubai vendi më I preferuar

Ka ardhur koha e pushiumeve për futbollistët e Serisë A.Thuajse të gjithë I kanë bërë tashmë valixhet e tyre dhe janë nisur për këto pushime aq të nevojshme pas kaq muajsh intensive me klubet dhe me kombëtaret. Fluturimet direkt për në Amerikën e Jugut janë ndër më të frekuentuarit, së bashku me ato drejt Emirateve ose ishujt në detet e Jugut.

Një destinacion I preferuar është Dubai ku do të shkojë bashkë me familjen e tij sulmuesi I Interit, Romelu Lukaku, por edhe kolegu I tij Piontek, romanistët Xheko e peroti e lojtarët e Sampdorias Berezinski dhe Audero. Ata mund të takohen atje edhe me Izzo, Bazeli e Parixhini të Torinos dhe lazialin Ciro Imobile

Amerika e Jugut ishte destinacioni I preferuar I zikaltërve Lautaro Martinez, Godin e Vecino apo edhe Donaruma që do të kërkojë të harrojë humbjen 5-0 ndaj Atalantës. Në drejtim të Jugit janë nisur edhe Espozito I Interit, ndërkohë që preferuan që të qëndrojnë në Milano, Barela dhe Sensi

Programe të ndryshme për lazialët që e mbyllën vitin me trofe. Lukas Leiva e Korrea do shkojnë përtej Atlantikut për t’u kthyer në shtëpi, Luis Alberto do të ndalojë në Spanjë e Milinkovic-Savic në Serbi. Përsa u përket verdhekuqve, Pastore do të fluturojë drejt Argjentinës, ndërsa Zaniolo do të qëndrojë me familjen e tij në La Spezia e Florenci zgjodhi Maldivet ashtu sikurse Kualjarela. Për të gjithë këta lojtarë, pushimet do të zgjasin shumë pak duke qenë se shumica e skuadrave do t’I kthehen punës në 29-30 dhjetor

Sfidanti.al