James Rodriguez u divorcua me Daniela Ospinën, fajin e kishte Helga Lovetaky?

Pas lajmit për divorcin me Daniela Ospinën, James Rodriguez vazhdon të jetë në qendër të kronikave roze. Së fundmi po flitet se në jetën e futbollistit kolumbian të Bayernit të Mynihut ka hyre modelja ruse Helga Lovekaty. Sipas medias kolumbiane ai që ia prezantoi Helgën James Rodriguez ishte Cristiano Ronaldo gjatë një feste. Për momentin nuk ka konfirmime se Helga është motivi i ndarjes së James dhe Danielës duke qenë se në komunikatën e tyre ata flisnin për një ndarje me konsensus dhe se të dy do të kishin kujdestarinë e vajzës së tyre Salome. Sido që të jetë, zërat nuk reshtin së folur për jetën privatë te James Rodriguez dhe për faktin që ai e zëvendësoi modelen dhe volejbollisten Daniela Ospina me bashkëkombasen e Irina Shayk.

sfidanti.al