Isko Alarkon dhe Sara Salamo në ‘qiellin e shtatë’; do të bëhen prindër

Isko Alarkon nuk po përjeton momentin më të mirë në aspektin sportiv, por në atë të jetës personale duket se gjërat po i shkojnë shumë mirë. mesfushori i Realit të Madridit ka bërë të ditur se ai dhe aktorja Sara Salamo do të bëhen prindër.

Futbollisti e bërit të ditur lajmin e gëzuar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. ‘Do të jemi prindër-shkruante Isko-jemi më të lumtur se kurrë. padyshim, dashuria për fëmijën është më e madhe në botë. Cdo ditë kam iluzione dhe mezi po pres të shoh këtë djalë apo vajzë të mrekullueshme. Faleminderit Sara që je e dashura, mikja ime më e mirë e që më bën kaq të lumtur. Te dua’

Edhe vetë Sara Salamo bëri dedikimin e saj në rrjetet sociale. ‘Kushedi, në imagjinatën time gjithcka është romantike-shkruan Sara-mënyra me të cilën do ndaja këtë lajm me familjen time, miqtë e mi e me ju. Mendoja për një biberon me mesazh, apo njëfoto me dritën e saj. por në fund kjo është jeta reali dhe në jetën reale duke përfshirë edhe 28 dhjetorin mund të publikohen lajme të tilla, do të bëhemi prindër dhe nuk mund të jemi më të lumtur se kaq. Shumë puthje për ty, Isko!’.

sfidanti.al