Isco i dashuruar me Carmen Muñoz? Aspak, futbollisti dhe aktorja janë vetëm miq

Kohët e fundit Isco ka qenë në qendër të vëmendjes së kronikave rozë për një histori të mundshme dashurie me aktoren Carmen Muñoz, një lidhje që rezulton të jetë inekzistente. E vërteta është se futbollisti i Realit të Madridit dhe aktorja e modelja nga Malaga janë vetëm miq.  I gjithë thashethemi për përfshirjen  e këtyre personaliteteve në këtë histori dashurti lindi pikërisht nga rrjetet sociale kur u panë veprimet e tyre teksa bënin ‘Like’ për postimet e njëri-tjetrit. Por jo vetëm kaq, mësohet se Isco e Carmen Muñoz njihen me njëri-tjetrin që në fëmijëri. Mjaftuan këto dy tregues për të sajuar historinë e dashurisë mes aktores e futbollistit. Për më tepër, Carmen Muñoz është e lidhur me dikë tjetër, një histori që po zgjat prej gati 2 vitesh, ndërsa Isco po përpiqet që të përmirësojë raportet me bashkëshorten e tij Victoria Alarcon.

sfidanti.al