Lorenzo Bonucci rigjeti buzëqeshjen, pas lotëve të derdhur gjatë festës së titullit të Juventusit ku ai u shfaq i veshur me fanelën bardhezi. Djali i mbrojtësit të Zonjës së Vjetër, që është një tifoz i Torinos, pati mundësinë që më në fund të përqafojë idhullin e tij, Andrea Belotti, imazh i cili tashmë po bën xhiron e botës. Kjo pasi vetë Leonardo Bonucci e publikoi foton e vogëlushit që dukej në qiellin e 7 teksa ishte në krahët e sulmuesit të Torinos. ‘Tani po që u argëtova, jo në festën e titullit-ishte mesazhi i Bonuccit që shoqëronte foton e të birit.
sfidanti.al