Insinje, foto me Mark Ualberg, Milik tallet: Folët me gjeste?

Lorenco Insinje pati një takim hollivudian. Sulmuesi i napolit në një lokal në Kapri pati mundësinë të njihet me aktorin amerikan Mark Ualberg, protagonist në filma të tillë si ‘Stuhia perfekte’, ‘The Italian Job’, ‘The Departed’, ‘Ted’, ‘Broken City’. Insinje arriti të bëjë edhe një foto me aktorin hollivudian të cilën nuk ngurroi ta postojë në Instagram.

Shokët e skuadrës së Insinjes, më konkretisht Milik i cili nuk ngurroi të tallet me të për nivelin e tij të gjuhës angleze që padyshim nuk është i lartë. ‘Komunikuat me gjeste?-ishte komenti i polakut që e mbylli frazën me emojit e 3 fytyrave që qeshnin me lot

sfidanti.al