Fyerjet raciste ndaj Sterling; Celsi përjashton përjetë një tifoz nga stadiumi

Celsi aplikon një ndëshkim ekzemplar në mënyrë që të minimizohet sa më shumë racizmi në shkallët e Stamford Bridge. Klubi londinez vendosi të ndalojë përjetë hyrjen në stadium të një tifozi që në 8 dhjetorin e vitit të kaluar në sfidën mes Celsit dhe Mancester Sitit u drejtua me fyerje raciste në drejtim të sulmuesit të Citizens, Rahim Sterling.

Po kështu, Celsi dënoi edhe 5 tifozë të tjerë teksa i ndaloi të hyjë në stadium për një periudhë 1-2 vjet për përdorim të një gjuhe fyese dhe sjellje kërcënuese e agresive.

‘Kemi tolerancë zero kundrejt episodeve të racizmit-theksonte Celsi në një komunikatë për shtyp teksa bënte të ditur vendimet e tij për gjestet e këtyre tifozëve dhe e gjithë kjo ndodhi kur policia nuk gjeti asgjë të rëndësishme në aspektin penal për sjelljen e tifozit të përjashtuar përjetë.

sfidanti.al