Iniesta me pushime; relaks mes borës me familjen

Andres Iniesta prej ditësh është shkëputur disi nga futbolli për t’iu dedikar familjes së tij. Mesfushori spanjoll që tashmë aktivizohet në kampionatin japonez me Visel Kobe, i shoqruar nga bashkëshortja Ana Ortiz dhe fëmijët e tyre Valeria, Paolo Andra e Sienna udhëtuan në vendet malorë për shijuar ditë pushimesh mes borës dhe qetësisë.

Për Iniestën tashmë është një traditë që të pushojë në vendet malore gjatë stinës së dimrit dhe ky vit nuk përbën përjashtim. udhëtimin familjar për pushime, Iniesta e kreu pas një takimi me ish shokët e tij të skuadrës te Barcelonë të zhvilluar ditë më parë në Qendrën Stërvitore ‘Joan Gamper’ të skuadrës.

sfidanti.al