Kjo e diel ka rezervuar supersfidën mes Liverpulit dhe Mancester Junajtid që ka brenda saj edhe duelin mes dy trajnerëve Zhoze Murinjo e Jurgen Klop. Eshtë pikërisht tekniku portugez i Djajve të Kuq që ndez akoma më shumë këtë përballje teksa thumbon kolegun e tij gjerman i cili nuk ka fituart asnjë titull që nga momenti kur u transferua në Premier Leaguen Angleze.
‘Mendoj se trofetë kanë shumë rëndësi-tha Murinjo në një konferencë shtypi-kjo sidomos kur e ke potencialin për t’i fituar e kur e thua hapur se ky është objektivi që i ke vënë vetes’.
Jurgen Klop ka humbur 3 finale; Ligën e Kampioneve 2018, Europa League 2016 dhe Kupën e Ligës në 2016. këtë vit ai pretendon të sjellë në “Anfield” trofeun e Premier Leagues që Liverpulit i mungon që nga viti 1990.
‘Ndonjëherë nuk më duket shumë inteligjente që ta thuash, por kur ke potencialn për ta arroitur, nuk ke asgjë për të fshehur-vijoi Murinjo-mendoj se Jurgen e ka thënë se Liverpuli dëshiron të fitojë titullin dhe se ky është objektivi i tyre’
Për ndeshjen e së dielës, Nurinjo premtoi se nuk do të bëjë ‘parkim autobusi’ përpara portës së De Geas.
‘Do të kërkojmë të fitojmë, gjithnjë e tentoj këtë-tha Murinjo-e dimë që përballemi me një skuadër që është në vendet e para të klasifikimit. ne kemi kualitetet tona, potencialin tonë pavarësisht problemeve që kemi. vitin e kaluar patëm rezultate pozitive ndaj Liverpulit, e mundëm në shtëpi dhe nuk kemi humbur. por kjo është pjesë e së kaluarës’.
sfidanti.al