William Saliba dhe influencuesja amerikane Rubi Rose kanë tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale, pasi janë parë së bashku gjatë pushimeve. Pamjet e të dyve në një atmosferë të relaksuar kanë nisur menjëherë të qarkullojnë në internet, duke nxitur aludimet për një lidhje të mundshme mes mbrojtësit të Arsenalit dhe 29-vjeçares amerikane.
Megjithatë, ajo që e bën historinë edhe më interesante është lidhja e mëparshme e Rubi Rose me një tjetër futbollist të Arsenalit, Noni Madueke. Influencuesja ishte përfolur më herët për një marrëdhënie me sulmuesin anglez, pasi një ndërveprim mes tyre në rrjetet sociale kishte tërhequr vëmendjen e fansave. Më vonë, Rose ishte parë edhe në një ndeshje, duke i shtuar zërat për një lidhje mes tyre.

