Edon Zhegrova po tërheq interesimin e disa klubeve të njohura evropiane në këtë merkato. Anësori kosovar është në radarin e të paktën pesë skuadrave, ndërsa e ardhmja e tij te Juventusi mbetet në pikëpyetje.
27-vjeçari do të dëshironte të qëndronte në Torino, por bardhezinjtë po shqyrtojnë mundësinë e largimit të tij. Pavarësisht golit spektakolar ndaj Chelseat në miqësore, Zhegrova nuk e ka të garantuar një vend titullari. Sipas “Yahoo”, largimi i tij nga Italia mund të jetë i pashmangshëm. Në Premier League, për të interesohen Evertoni dhe Crystal Palace. Ndërkohë, në Francë, Monaco dhe Lens duan ta rikthejnë kosovarin në Ligue 1. Interesim për Zhegrovën ka shfaqur edhe Fiorentina, ndërsa situatën e tij po e monitorojnë edhe klubet e mëdha turke.

