Mourinho kujton triumfin në Tiranë: Bëra një mrekulli të vogël

Jose Mourinho ka rikthyer në vëmendje suksesin me Romën në finalen e Conference League në Tiranë, duke e cilësuar trofeun si një “mrekulli të vogël”.

Jose Mourinho ka folur me nostalgji për periudhën e tij te Roma, në dokumentarin e Netflix kushtuar karrierës së trajnerit portugez. Mes momenteve të shumta të rrugëtimit të tij, një vend të veçantë zë triumfi në finalen e Conference League në Tiranë.

Mourinho kujton se suksesi me Romën ishte një arritje e rëndësishme, sidomos duke pasur parasysh potencialin dhe objektivat e klubit në atë periudhë. “Atë që bëra te Porto në fillim të karrierës, e përsërita te Roma. E dija se aty nuk do të mund të fitoja kurrë Champions-in, por u ndjeva thellësisht i dashur dhe triumfi në Conference League ishte një mrekulli e vogël”, shprehet Mourinho.