Ibra, zhytje në det përpara sesa të “zhytet” në futboll!

Po pret që të shërohet plotësisht dhe të luajë të paktën edhe këtë sezon me Mançester Junajtidin. Zllatan Ibrahimoviç, gjithsesi, nuk ka ndërmend të humbasë ditë kot, ashtu siç nuk e ka pasur kurrë zakon edhe kur ishte në fushë. Së bashku me familjen, në krah të gruas së tij, Helena Seger, sulmuesi suedez po argëtohet ndjeshëm në Rivierën Franceze. Hipur në jahtin e tij modern, Ibra, bëri edhe disa hedhje, pra zhytje në ujrat e kaltra të Detit Mesdhe, duke përfituar çdo grimcë kënaqësie, ndërsa pret të “zhytet me kokë” në sezonin e futbollit, të cilin do ta nisë me vonesë për shkak të dëmtimit.

Sfidanti.al