Piter Krauç nuk është lojtari më i talentuar në botë, por anglezi mbetet një sulmues simpatik me shtatlartësinë e tij prej 2.02 metrash. Përeç suksesit me Liverpulin, Totenhemin dhe Stouk Sitin, Piteri është bërë edhe më i famshëm për martesën me modelen bukuroshe dhe elegante, Ejbi Klansi (Abbey Clancy). Së fundi, fotografët e tabloidëve e ndoqën pas çiftin pasi doli nga një mbrëmje ku u ndanë çmime të ndryshme (Brits Auards – Brits Awards) në Arenën “O2” në Londër.
Në momentin kur Krauç kishte hipur në taksi, e shoqja u përpoq të bënte po këtë gjë, veçse e pati pak të vështirë edhe nga shtatlartësia e saj, edhe nga veshja e shkurtër, por besohet edhe sepse mund të kishte pirë ndonjë gotë alkool më shumë. Ejbi u ndihmua edhe nga vëllai, dhe ia doli të mos “turpërohej”.
Sfidanti.al