Haaland “piqet” nën diellin e Miamit,

Erling Haaland, njeriu që “djeg” mbrojtjet kundërshtare me golat e tij, kësaj radhe është djegur… nga dielli. Sulmuesi norvegjez i Manchester City ka përjetuar një aventurë jo aq të zakonshme gjatë qëndrimit në Miami, ku ndodhet për të përfaqësuar klubin në Botërorin e Klubeve. Mjaftuan disa orë nën rrezet e forta tropikale të Floridës dhe lëkura e Haalandit u bë aq e kuqe sa fanella e Norvegjisë. Fytyra dhe qafa e tij u shndërruan në harta të skuqura, një kujtesë se edhe makineria e golave nuk është imune ndaj natyrës.

Në vend që të fshihej pas një kapeleje të madhe, Haaland zgjodhi ta përqeshë situatën. Në rrjetet sociale ndau pamjet e “djegies”, të shoqëruara me emoji gazmore, ndërsa ndjekësit e tij bënë “asist” me komente nga më thumbueset: nga “provo pak akull skandinav” te “më mirë mbrojtësit se dielli”. Ky episod i vogël nuk e ka zhvendosur aspak fokusin e Haalandit nga objektivi kryesor: Botërori për Klube. Por një gjë është e qartë në Miami, përveç kundërshtarëve, duhet të ketë kujde

sfidanti.al