Gossip, ditë të vështira për Armando Brojën

Ditë të trazuara për Armando Brojën. Ylli i futbollist shqiptar është duke kaluar një moment të vështirë në karrierën e tij, por edhe në jetën private. Ai është ndarë nga partnerja e tij, Xhej Alisa Uills. Çifti, i cili prej gati 1 viti ishin në një lidhje të konsoliduar, duket se i kanë dhënë fund vetëm pak ditë më parë, duke ndarë rrugët përgjithmonë.

Dukej se dyshja kishte një lidhje të konsoliduar dhe gjithçka po shkonte më së miri. Madje, përgjatë Kampionatit Europian, Xhej ishte tifozja më e zjarrtë e Kombëtares sonë. Blogerja angleze në ditët kur luajti Kombëtarja jonë postonte në rrjetet sociale foto me fanellën kuq e zi. Si tifozja më e zjarrtë e sulmuesit, ajo e shoqëronte edhe në stadium. Por ditët e fundit, mes trazirave që Broja ka në karrierën e tij, çifti duket se i ka dhënë fund. Raporti i tyre është ndarë në një mënyrë të keqe dhe aktualisht dyshja as nuk ndiqet në rrjetet sociale, duke na zbuluar kështu se të vogla janë shpresat për një ribashkim.Si një vajzë tashmë beqare, Xhej nuk ka ngurruar që ta shijojë verën, këtë herë me shoqërinë. Pasi kaloi disa ditë në Dubai, blogerja ka vijuar të shijojë verën buzë detit duke mos i kursyer pozat sensuale në Instagramin e saj.

sfidanti.al