Askush nuk arrin te kuptoje se si dy futbolliste mund te behen shkak divorci. E megjithate kjo ka ndodhur dhe eshte perjetuar nga nje cift rus qe i kane dhene fund marteses se tyre 14 vjecare per shkak te Lionel Mesit dhe Kristiano Ronaldos.
Cifti rus Arsen e Ludmila ishib njohur ne vitin 2002 ne Kupen e Botes ne Korene e Jugut e Japoni. ai eshte tifoz i Barcelones e Spartakut, ajo tifoze e Realit e CSKA te Moskes. Por kjo deri tani nuk solli probleme. Telashet u krijuan ne Boterorin e Rusise kur Ludmila fanse e Kristiano Ronaldos filloi te ngacmoje te shoqin per Lionel Mesin pasi argjentinasi ishte lojtari i preferuar i tij.
Arseni duroi deri ne ndeshjen mes Argjentines dhe Nigerise kur iu kthye bashkeshortes se tij duke i thene çfare mendonte per Ronaldon per t’u larguar nga shtepia. Por jo vetem kaq ai ka cuar dokumentat ne gjykate duke kerkuar edhe divorcin nga bashkeshortja e tij.
Sfidanti.al