Pas 10 vitesh martesë, 20 vitesh lidhjeje dashurie në total, historia sentimentale mes Didier Drogba dhe Lalla Diakate përfundon me një divorc. Ai që e komunikoi lajmin ishte isj sulmuesi i Chelseat në një Instagram Story.
‘Nuk e kam zakon që të diskutoj jetën time personale, por për shkak te spekullimeve në media mund të konfirmoj se për fat të keq, vitin e kaluar, pas 20 vitesh bashkëjetese, unë dhe Lalla morëm vendimin e vështirë për t’u ndarë-shkruante Drogba në postimin e tij-mbetemi pranë njëri-tjetrit. Mbi të gjitha donim të mbronim fëmijët tanë dhe privatësinë e familjes sonë. Zoti ju bekoftë’.
Ish sulmuesi nga Bregu i Fildishtë gjithnjë ka qenë i rezervuar për jetën e tij dhe duket se u detyrua të bëjë këtë dalje publike pas ngjarjeve të fundit të publikuar në media; Drogba është pikasur në një video intime teksa ishte në shtrat i zhveshur nga mesi e sipër me një vajzë gjysmë lakuriq që I kafshonte shpatullën, një video që u bë menjëherë virale duke krijuar shumë zhurmë në media
Sfidanti.al