Cristiano Ronaldo, ‘mbret’ i Instagramit; i pari me 250 milionë ndjekës

Cristiano Ronaldo është i pari person që arrin kuotën e 250 milionë ndjekësve në Instagram dhe kjo tregon edhe njëherë dimensionin e jashtëzakonshëm të famës së sulmuesit portugez; asnjë futbollist tjetër, asnjë yll arti apo sporti, asnjë njeri tjetër nuk ka mundur  të grumbullojë kaq shumë interes rreth vetes sa luzitani

Profili @cristiano  është prej kohësh më i ndjekuri në Instagram. Në klasifikimin botëror ai është i pari duke lënë pas Ariana Grande apo Dwayne Johnson. Por jo vetëm kaq, Ronaldo është ai që ka foton që ka marrë më shumë pëlqime për vitin 2020 dhe bëhet fjalë për foton bardhezi  të Ronaldos me Maradonën të postuar ditën e ndarjes nga jeta të El Pibe De Oros të shoqëruar me këtë tekst: ‘Sot i them lamtumirë një miku dhe bota përshëndet një gjeni të përjetshëm. Një ndër më të mirët e të gjitha kohërave. Një magjistar si askush tjetër. Largohet shumë shpejt, por lë një trashëgimi pafund dhe një boshllëk që nuk do të plotësohet kurrë. U prehsh në paqe, yll. Nuk do të të harrojmë kurrë’.

Sfidanti.al