Ishte viti 2011 dhe tek Barcelona ndodhën dy ndryshime të rëndësishme. Së pari, qendërmbrojtësi Gerard Pike filloi një lidhje dashurore dhe tepër publike (e pashmangshme kjo) me këngëtaren e shquar kolumbiane, Shakira, dhe nga ana tjetër në stolin e Realit të Madridit prej pak muajsh ishte ulur Zhoze Murinjo. Këto dy zhvillime bënë që nervat e trajnerit të katalanasve, Pep Guardiola, të bëheshin “kaçurrel” dhe ai shpesh ta humbiste gjakftohtësinë. Pas një sezoni dominues në 2008-2009, erdhi dështimi me Murinjon në 2010 në Champions, ndërsa në 2011 rivaliteti me portugezin ishte i madh.
Nga ana tjetër, Guardiolës nuk i pëlqeu lidhja e Pikesë me Shakirën, po aq sa nuk i kishte pëlqyer Sër Aleks Fergusonit lidhja e Dejvid Bekamin me këngëtaren Viktoria. Vetë Pike tregon se pati tension mes të dyve sepse Pepi deshi të kontrollonte gjithçka, aq sa futbollisti mendoi të largohej nga Barcelona. Në të vërtetë, ai që u largua ishte Guardiola, veçse në 2012 pasi Reali i Murinjos fitoi kampionatin. Në 2011, Barcelona e tij fitoi Championsin dhe La Ligën, por e keqja erdhi më vonë.
Sfidanti.al