Çmenduria e tifozëve, kur futbolli futet nën lëkurë

Besnikëria e disa prej tifozëve për futbollistë të veçantë, apo skuadrat e futbollit nuk ka limite. Disa prej tyre e kanë ekzagjeruar me tatuazhet e stampuara në trup, madje disa do të kenë të përjetshëm edhe futbollistë provizorë në ekipet e zemrës, pikërisht të atyre që tashmë i urrejnë si “tradhëtarë”. Ky është rasti i Higuain, që një tifoz i Napolit e mban në krah, kur argjentanasi shënonte për skuadrën e kaltër. Ja është një tifoz i Arsenalit (foto), që veç stemës që i ka zënë të gjithë shpinën, ka publikuar edhe shishen e birrës… pasi ai është anglez.