Angelovski: Spanja fitoi, por ne bëmë 3-4 raste për gola

Trajneri i ekipit përfaqësues të Maqedonisë, Igor Angelovski, e pranon rezultatin e ndeshjes, 4-0, me të cilin Spanja fitoi kundër ekipit të tij, por ankohet për shanset që humbën fubollistët e tij. Spanja, në fakt, fitoi, ashtu sikurse edhe pritej, por ekipi maqedonas pati disa shanse mjaft të mira që të shënonte  që ai nuk i shfrytëzoi.

“Unë e uroj Spanjën, sepse ajo fitoi me meritë, por mendoj se rezultati ishte i tejkaluar, pasi edhe ne patëm shanset tona që nuk i shfrytëzuam. Është diçka e mirëe që ne arritëm të krijonim tre-katër raste për gol kundrejt një ekipi të tillë si Spanja. Ne bëmë gabime në mbrojtje dhe Spanja i shfrtytëzoi ata”, tha trajneri i Maqedonisë, Angelovski, pas ndeshjes.