Shfaqen telashet për Mario Cipolinin.Ish kampioni në ciklizëm do të procedohet për aktet e persekutimit, keqtrajtimit dhe dëmtimet ndaj iosh bashkëshortes së tij, Sabrina Landuci, që është edhe motra e ish portierit të Interit e Fiorentinës Marko Landuci, aktualisht trajner i skuadrës së dytë të Juventusit. Po kështu ai akuzohet edhe për kërcënime kundrejt të dashurit të ish bashkëshortes së tij, Silvio Xhusti.
Ky është vendimi i marrë nga një trup gjykues në Luka dhe në 28 qershor do të nisë procesi gjyqësor.
Akuzat për Cipolinin janë për akte të ndodhura në dhjetor të 2016 dhe janar të 2017 dhe hetimet nisën pas denoncimit të bëtë nga Sabrina Landuci në 9 janar të 2017.
Në fletën e thirrjes për në gjyq prokurori shkruan se Cipolini kishte kryer një sërë aktesh që dëmtonin integritetin fizik dhe psikologjik të ish bashkëshortes së tij me grushta, shuplaka, shkelma dhe kërcënim me vdekje. Ndërsa sipas avokatëve mbrojtës të Cipolinit, Xhuzepe Napoleone dhe Masimo Martini, kjo cështje duhej të ishte arkivuar në atë kohë sic e kërkoi edhe prokurori që e shqyrtoi atë në atë periudhë.
sfidanti.al