Nëna është nënë dhe të ndodhet pranë në cdo moment. Nuk mund të përjashtohet nga kjo zonja Dolores që për të disatën herë ka dalë në mbrojtje të djalit të saj Kristiano Ronaldo i cili është nën akuzën e përdhunimit nga Kethrin Majorga, ndaj së cilës ajo u hodh në sulm.
‘E besoj djalin tim në lidhje me atë cfarë ka ndodhur-tha Dolores-kur ajo shkoi atje, nuk shkoi për të luajtur me letra, por për të bërë dicka. E njoh djalin tim, por nuk dua të flas më’.
Kohët e fundit, avokati i Majorgës udhëtoi drejt Londrës për t’u takouar me Xhazmin Lenard, ish e dashura e sulmuesit portugez të Juventusit që kishte deklaruar se zotëronte prova kompromentuese kundër Kristiano Ronaldos. Lenard që ka pasur lidhje me Ronaldon një dekadë më parë, në një intervistë për The Sun kohë më pare, e kishte përkufisuar sulmuesin e Juventusit një psikopat për të përmendur më pas edhe kërcënimet që ai i kishte bërë, pasi ajo refuzoi propozimet e tij. Akuza të cilat, avokatët mbrojtës i cilësuan si false.
sfidanti.al