Brazil, aventura e pakëndshme e portierit Xheferson; 3 keqbërës i grabisin makinën

Xheferson përjetoi moment paniku paraditen e së dielës, Portieri botafogo u bë viktime e një grabitje në lagjen Enxhenjo De Dentro në Rio De Zhaneiro. Xheferson kishte ndaluar në semafor kur u bllokua nga 3 kriminelë të armatosur me pistoletë të cilët e kërcënuan dhe më pas i grabitën makinën e tij SUV.

Gjithcka dodhi në harkun e 5 sekondave dhe episodi u kap nga kamerat e sigurisë së një dyqani. Xheferson u detyrua të zbresë nga makina  me duart lart dhe më pas u gjunjëzua në trotuar, ndërsa keqbërësit largoheshin me automjetin e tij. Pak orë më vonë , policia gjeti makinën që ishte braktisur në një tjetër zonë të Rios.

Sfidanti.al