Deklarata e bashkëshortes së Lionel Messi, Antonela Roccuzzo, ka marrë vëmendjen e mediave sportive, pasi ajo foli hapur për regjimin ushqimor dhe disiplinën që ndjek ylli argjentinas. Antonela theksoi se për shkak të natyrës së profesionit, Messi duhet të jetë gjithmonë nën kontroll të rreptë ushqimor.
Ajo zbuloi gjithashtu se familja e tyre ndjek një stil jetese natyral: pa alkool, pa duhan dhe me fokus tek produktet organike. Për Antonelën, ushqimi, stërvitja dhe shëndeti mendor janë të pandara nga njëra-tjetra.
“Gjithçka është e ndërlidhur – ushtrimet, ushqimi, shëndeti mendor – është një mënyrë jetese”, theksoi ajo. Këto fjalë tregojnë se suksesi i tetë herë fituesit të “Topit të Artë” nuk lidhet vetëm me talentin, por edhe me përkushtimin jashtë fushës. Aktualisht, Messi aktivizohet me Inter Miami CF në Major League Soccer, duke vijuar të tregojë nivel të lartë performance falë një regjimi strikt dhe profesional.

