Anna Falchi ka replikuar në emisionin “La Volta Buona” të Caterina Balivos në Rai 1, duke sqaruar polemikën e shpërthyer pas komenteve për Jannik Sinner. Prezentuesja italo-finlandeze tregoi se deklarata e saj e bërë pa e njohur mirë sportin shkaktoi një “shitstorm” të madhe:
“Flitej për mungesën e Sinner në Festivalin e Sanremos pas fitoreve të tij dhe ai e refuzoi ftesën. Unë, nga padija dhe pa dashje, thashë se mund të bënte një kërcim në Sanremo. Nuk duhej ta kisha thënë. Më është dashur të kërkoj ndjesë, sepse nuk i njihja angazhimet e tij. M’u duk keq mungesa e tij në Sanremo, pasi është ngjarja më e rëndësishme që kemi në Itali, por më pas kuptova që Sinner ka nevojë për përqendrim dhe secili vendos çfarë është më mirë për veten.”
Megjithëse ka pranuar gabimin ndaj Sinner, Falchi ka zbuluar se simpatizon tenistin spanjoll Carlos Alcaraz: “Unë tifoz Alcaraz, për çështje simpatie. Më pëlqen fizikisht, gjithmonë më kanë pëlqyer meshkujt mesdhetarë.”
Në studio ajo foli edhe për Lazion, skuadrën e zemrës, duke shpjeguar pse e zgjodhi atë ndonëse është rritur në Romagna: “Unë nuk jam romane, por kur erdha në Romë pyetja e parë ishte ‘je e Romës apo e Lazios?’. Zgjodha Lazion sepse më kujtonte flamurin finlandez.” Një simpati fillestare që, siç tregoi Falchi, u kthye më pas në një dashuri të madhe që ajo ia ka përcjellë edhe vajzës së saj 15-vjeçare, Alyssa.
sfidanti.al