Akuzat për mashtrim, Shakira gjen marrëveshjen me shtetin

Këngëtarja e njohur, Shakira ka arritur një marrëveshje me prokurorët spanjollë për akuzat e ngritura ndaj saj për mashtrim fiskal. Dakordësia u arrit pikërisht kur gjyqi ndaj saj ishte gati të fillonte, edhe pse më parë ylli kolumbian e kishte refuzuar një marrëveshje të ofruar nga prokurorët, duke kishte zgjedhur të shkonte në gjyq. Shakira, e cila në mënyrë të përsëritur ka mohuar çdo akuzë, u shpreh se e mori këtë vendim për fëmijët e saj. “S’dua të shohin nënën e tyre të sakrifikojë mirëqenien e saj personale në këtë luftë”. Këngëtarja e do të përballej me akuzat për mashtrim tatimor me vlerë prej 14.5 milionë euro në një gjykatë në Barcelonë. Prokurorët kishin kërkuar 8 vite burg ndaj për këngëtaren dhe gjobë 23.8 milionë euro nëse shpallej fajtore.

sfidanti.al