Hysaj bëhet çështje në Itali

Elseid Hysaj i është bashkuar në vitin 2021 klubit të Lacios, duke i dhënë fund eksperiencës te Napoli. Një transferim me parametër zero për mbrojtësin i cili u largua si lojtar i lirë nga napolitanët për t’iu bashkuar një skuadre ku e priste trajneri Mauricio Sarri. Por pikërisht ky transferim tashmë është kthyer në një problem për lacialët. Mediat italiane kanë zbuluar se në Komitetin Olimpik Italian është hapur një çështje pas denoncimit të menaxherit të futbollistit, Mario Xhiufredi. Ky i fundit pretendon se lacialët duhet t’i paguanin atij komisione pas firmës me lojtarin, gjë që bardhekaltrit nuk e kanë bërë pasi pretendojë se nuk kanë pasur nevojë për ndërmjetësimin e tij. Kështu, çështja do të shkojë para organeve përkatëse në Komitetin Olimpik, ku trajtohen çështjet kontraktuale të futbollistëve dhe klubeve profesionistë në Itali.

sfidanti.al