Barcelona ka marrë një goditje të madhe nga ndeshjet e Kombëtareve, pasi ka humbur mesfushorin Gavi deri në fund të sezonit. Talenti i madh katalanas ka pësuar një dëmtim të rëndë me Spanjën dhe ka humbur pjesën e mbetur të sezonit, ku do të qëndrojë jashtë fushave për shtatë deri në nëntë muaj. Gavi është një nga futbollistët më të rëndësishëm të Barcelonës këtë edicionm dhe ko është një goditje e madhe oër klubin blaugrana. Menjëherë pasi kanë mësuar shkallën e dëmtimit, drejtuesit kanë filluar punën për të gjetur zëvendësuesin e spanjollit. “Sport.es” ka raportuar se Barcelona po tenton huazimin e mesfushorit argjentinas Giovani Lo Celso nga Tottenham Hotspur gjatë merkatos së janarit. 27-vjeçari nuk ka shumë hapësira këtë edicion te Spurs dhe klubi londinez është i hapur për huazimin e tij.
sfidanti.al