De Biasi përshëndet Azerbajxhanin

Giani de Biasi nuk është më trajneri i Azerbajxhanit. Pas tre vitesh, tekniku italian dha dorëheqjen nga drejtimi kombëtares azere pas përfundimit të kontratës. Tekniku që shkroi historinë me Shqipërinë në vitin 2016, duke i kualifikuar për herë të parë kuqezinjtë në finalet e një kampionati Europian, nuk arriti dot të bënte të njëjtën gjë me Azerbajxhanin. Tashmë De Biasi është një trajner i lirë dhe është i gatshëm të dëgjojë ofertat që pritet të vijnë për të. Përveç Shqipërisë dhe Azerbajxhanit, ai ka drejtuar dhe skuadra të tjera të njohura si Torino, Levante, Udinese, Alaves, etj.

sfidanti.al