Kosova, largohet Primoz Gliha

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka njoftuar opinionin se me përfundimin e ciklit kualifikues për Kampionatin Evropian 2024, ka përfunduar edhe marrëveshja me trajnerin e deritanishëm Primoz Gliha. E pesta në grupin I me 11 pikë në 10 ndeshje, Kosova dështoi në misionin për të rikuperuar sa më shumë pozicione në eleminatoret e Gjermani 2024. Dardanët lanë pas vetëm vetëm Andorrën, ndërsa përfunduan pas Rumanisë, Zvicrës, Izraelit dhe Bjellorusisë.

Njoftimi i FFK:

“Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se me përfundimin e ciklit kualifikues për Kampionatin Evropian 2024, ka përfunduar edhe marrëveshja me trajnerin e deritanishëm Primoz Gliha”.

sfidanti.al