Adil Rami, ndarja me Pamela Anderson i kushton shtrenjtë; lamtumirë ëndërr MLS

Rreth një vit më parë, jeta e Adil Rami dukej vërtet perfekte. kampion bote me Francën dhe i fejuari i Pamela Anderson. por në harkmun e disa muajve gjërat kanë ndryshuar në mënyrë drastike; futbollisti është në një ‘luftë’ me Olimpikun e Marsejës dhe single që pas ndarjes me aktoren amerikane, një ndarje kjo që mund t’i kushtojë edhe në aspektin futbollistik

Në fakt më shumë zhurmë ka bërë ndarja e Rami me Pamela Anderson me këtë të fundit që e përkufizoi atë si një monstër dhe foli për një jetë të dyfishtë të lojtarit që frekuentonte dhe femra të tjera gjatë periudhës së fejesës me të
Janë pikërisht problemet sentimentale ato që i krijojnë edhe problemet më të mëdha në aspektin sportiv Adil Ramisë që ëndërronte të mbyllte karrierën në SHBA ndoshta në Los Angeles. Kjo jo vetëm për publicitetin e keq që iu krijua nga lufta frontale me Pamela Anderson që vazhdon të jetë një personalitet i dashur në SHBA, por edhe për faktin se në këtë pikë ajo që do të mund ta ndihmonte atë ishte pikërisht ish e fejuara

Sipas të përditshmes ‘L’Equipe’, Pamela Anderson ishte takuar personalisht me pronarin e një skuadre të MLS për të gjetur një akord për pagën e mbrojtësit francez. por tani aktorja duket se nuk ka ndërmend t’ia lehtësojë gjërat Ramisë që sipas saj e mashtroi duke i thënë se kishte gjetur dashurinë e jetës.

Pra, SHBA mbetet një ëndërr për Adil Rami që tani do t’i duhet të gjejë një destinacion tjetër, duke qenë se edhe Marseja nuk do t’ia dijë më për të.

sfidanti.al