Zvicra i ka dhënë fund një “mallkimi” që zgjati plot 72 vjet. Pas katër eliminimeve radhazi në fazën e 1/8-ave, kombëtarja e drejtuar nga Murat Yakin mposhti Kolumbinë me goditjet e penalltive (4-3)dhe siguroi një vend mes tetë skuadrave më të mira të Botërorit 2026. Ky është një sukses që zviceranëve u mungonte që nga Botërori i vitit 1954, i zhvilluar në vendin e tyre. Në çerekfinale, Zvicra do të përballet me Argjentinën.
Zvicra dhe Kolumbia e mbyllën në barazim pa gola pjesën e rregullt të përballjes së tyre, në një sfidë të luftuar dhe me shumë intensitet, por ku mungoi finalizimi.
Në pjesën e dytë, ritmi mbeti i lartë. Zvicra kërkoi një penallti në minutën e 49-të pas rrëzimit të Dan Ndoye në zonë, por arbitri Ivan Barton nuk e konsideroi si faull dhe loja vazhdoi. Dy minuta më vonë, Granit Xhaka u ndëshkua me karton të verdhë pas një ndërhyrjeje të fortë ndaj një kundërshtari.
Trajneri i Zvicrës, Murat Yakin, ndërhyri menjëherë në pushimin mes pjesëve, duke aktivizuar Djibril Sow në vend të Ardon Jasharit. Pas 90 minutash, rezultati 0-0 lë gjithçka të hapur, me të dyja skuadrat që do të kërkojnë golin e kualifikimit në minutat shtesë ose në serinë e penalltive.
Edhe dy kohët shtesë me nga 15 minuta përfunduan pa gola, kështu që fituesi do të përcaktohej nga ruleta e penalltive. Zvicra ishte më fat në goditjet e 11-metërshave, duke realizuar katër (dështoi vetëm Akanji), ndërsa kolumbianët dështuan në dy raste, me seritë që u mbyllën me shifrat 4-3.

