Zidan e Simeone komentojnë temën “ç’është Reali, a është popull”?

Atletiko e Madridit njihet në Spanjë si klubi i punëtorëve, thënë ndryshe, skuadra e popullit. Kjo ka mbetur edhe sot, kur trajneri Diego Pablo Simeone paguhet më shumë se cilido në botë, dhe kur në ekip kanë ardhur lojtarë tepër të shtrenjtë si Diego Kosta, Zhoao Feliks apo Alvaro Morata. Një pyetje e tillë iu bë trajnerit të Realit, Zinedin Zidan, në prag të derbit në La Liga.

“Nuk di të them nëse Atletiko është ekipi i popullit, – tha Zizuja, – di të them se ne tek Reali punojmë shumë, djersitemi shumë për suksesin. Ne jemi ekipi i tifozëve tanë dhe duam t’i bëjmë ata krenarë”. Më pas, ishte radha e Simeones për t’u ngacmuar. “Ekipi i popullit? – tha ai, – më duket se Zidan e sqaroi shumë mirë, dhe unë nuk kam se çfarë të shtoj”. Argjentinasi foli me ironi, duke dashur të nënkuptonte diferencën historike, me Realin tepër të fuqishëm, tepër të pasur, pranë Frankos e Mbretit, dhe me Atletikon që nuk u bë kurrë kaq e rëndësishme. Kjo të kujton batutën e Robert Ndrenikës në një film shqiptar, “po prifti ç’është, popull është”?

Sfidanti.al