UEFA, Macola e Vuçiniç, sa komplimente për Interin e Kontes!

Të gjithë të duan kur fiton dhe je në krye. Këtë, Antonio Konte e ka ditur që kur ishte lojtar dhe vazhdon ta mësojë gjithnjë si trajner, ndërsa momenti është tepër i bukur. Interi ka 5 fitore në 5 ndeshje në Serinë A dhe po mbulohet nga lavdërimet. Nga UEFA vjen çmimi për zikaltërit si klubi më i mirë në Europë për sektorin e të rinjve. Më parë, këtë vlerësim e pati bërë edhe Federata Italiane (FIGC).

Një interist i madh si Sandro Macola “voton” pa mëdyshje. “Titulli mund të fitohet që këtë vit, – ishin fjalët e legjendës, – do të kisha dashur të kishte qendruar Ikardi, pasi do të krijonte një dyshe të madhe me Lukakun”. Lavdërim edhe nga një ish-“armik” , ish-juventin, si Mirko Vuçiniç. “Konte ka aftësinë të shohë gjërat përpara të tjerëve, – tha malazezi për ish-trajnerin e tij tek Juvja, – Interi mund ta fitojë titullin me të në stol, që në sezonin e parë”.

Sfidanti.al