Zhagrova ka shansin e artë të karrierës

Edon Zhegrova është kthyer në një emër shumë të lakuar në futbollin europian, pasi paraqitjet e tij me Lilë në kampionatin francez e sidomos në Ligën e Kampioneve, kanë bindu të gjithë se është gati për një skuadër të madhe. Dhe kjo skuadër e madhe duket se është pikërisht Napoli i Antonio Kontes. Futbollisti i talentuar kosovar, raportohet se është kthyer në objektivin kryesor të italianeve dhe “Corriere Dello Sport” e cilëson atë si :dhuratën” që klubi ka ndër mend t’i bëjë Antonio Kontes për kthimin e Napolit në Ligën e Kampioneve, sido që të shkojë lufta për titullin në Itali.

Bëhet e ditur se Konte e vlerëson shumë anësorin e majtë të sulmit, duke pasur parasysh se veprimet e tij si driblimet, prekjet e shpejta apo sprintet, janë ndër ata që parapëlqen trajneri sepse mund të ndryshojnë fatin e një ndeshje në çdo moment.

Napoli ishte munduar që të afronte lojtarin në janar kur u largua Kvaratskhelia, por Lilë tha “jo”, edhe pse vetë lojtari e pëlqente një ide të tillë. Ai ka bërë të ditur se nuk do të rinovojë dhe lamtumira në verë duket e pashmangshme, për një shifër prej rreth 20-25 milionë eurosh që do të bëjë të lumtur francezët.

sfidanti.al