Zekic në radarin e Osijek në Kroaci

Partizani mund të ndryshojë sërish trajner vetëm pak muaj pas emërimit të Zoran Zekic pasi kroati është futur në radarët e një klubi në vendlindje. Një ditë pas humbjes kundër Skënderbeut, e para për këtë sezon, për të trazuar jo pak ambientin e Partizanit, kanë menduar mediat kroate. Në mënyrë të papritur, emri i Zoran Zekic del në skenë për të marrë edhe një herë drejtimin e Osijek, ish ekipit të tij ku qëndroi në krye nga sezoni 2015 deri në 2019.

Sigurisht nuk bëhet fjalë për një divorc mes Zekic dhe Partizanit, por një tentative nga ana e klubit kroat për të kuptuar nëse Zekic është i dispozinueshëm. Osijek po kalon një moment të vështirë në kampionat, ndërsa drejtuesit e klubit janë vënë në lëvizje për të gjetur zëvendësuesin e Stjepan Tomas.

sfidanti.al