Zbulohet shkaku i formës së dobët të Rashford

Sipas nënës së Markus Rashford “fajin” për formën e dobët të shfaqur nga lojtari në muajt e fundit janë dy zitë, të cilat kanë prekur rrethin e ngushtë familjarë. “Vitin e kaluar ka humbur kushuririn e tij të afërt, Natan. Por kjo humbje nuk ishte e vetmja pasi në 2022-in u nda nga jeta edhe një mik i ngushtë i familjes sonë, Garf”, ka treguar Melani Mejnard. “Djali im adhuron Mançester Junajtidin dhe mendoj se forma e tij e dobët këtë sezon ka ardhur si pasojë e këtyre dy humbjeve”, arsyetoi Melani Mejnard. Këtë sezon pritej shumë nga Rashford, i cili vitin e kaluar rrealizoi plot 30 gola.

sfidanti.al