Ylli i ri i Liverpool që rrezikon Trent Arnold

Minuta e 68 e ndeshjes Liverpool-Chelsea, jashtë Conor Bradley, brenda Trent Alexander-Arnold, gjithcka ndodhi në “Anfield Road” ku i gjithë stadiumi u ngrit në këmbë për të mbështetur talentitn e vitit 2003 i cili luajti ndeshjen më të mirë të të gjithë karrierës së tij. Po flasim për të riun më të fundit të dalë nga akademia Klopp dhe me shumë mundësi, Trent duhet të shqetësohet për vendin e titullarit. Parabola e Bradley i ngjan shumë asaj të paraardhësit të tij pasi bashkë me Arnold është i vetmi në historinë e Premier që ka marrë pjesë në aksionet e tre golave në të njëjtën ndeshje përpara moshës 21-vjec. Trent ia doli 5 vite më parë dhe Conor pak ditë më parë kundër Chelseat në atë sukses 4-1. Në fund të nëntorit ai numëronte vetëm 21 minuta por më pas historia ndryshoi me dëmtimin e Arnold dhe Bradley e shfrytëzoi në maksimum shansin e artë që i dha trajneri gjerman. 1 gol dhe 5 asiste në ndeshjet e luajtura, më mirë se kaq nuk mund të ndodhë as në ëndërr për mbrojtësin e djathtë që mesa duket i ka bindur të gjithë dhe tashmë është gati për fanellën e Kombëtares së Tre Luanëve.

sfidanti.al